🔴Një nga themeluesit kryesor të Partisë Komuniste shqiptare Miladiç Popoviç i dha një mësim sekretarit të partisë Enver Hoxha: Partia forcohet duke u pastruar.
Në mënyrë ciklike shoku Enver vuri në zbatim postulatin duke filluar nga shokët më të afërt të bashkëshortes, Qemal Stafa, Sadik Premtaj dhe me radhë: Nako Spiro, Koçi Xoxe, Petrit Dume, Beqir Balluku, e shumë të tjerë deri tek vetëvrasja me breshëri e Mehmet Shehut. Partia u fuqizua me gjakun e sakrificës së shokëve të partisë.
Doktori në partinë alternativë të PKSH për shkak të konjukturës ndërkombëtare bëri çdo gjë përveç eliminimit fizik të drejtpërdrejtë. Dëboi, përjashtoi deri në 2025. Kur amerikanët i thonë ke Minuar Demokracinë për këtë i thonë, jo që emëron budallenjtë në poste drejtuese që turma e militantëve të ketë një armik si grup gatshëm dezhurn (Gas White, etj), si shkarkim për urrejtje.
Piktori nga ana tjetër thelloi grupet armiqësore në parti, me hapjen e thashethemeve, se do përgatiste pasardhësin, ju e dini 8 vite është pushteti. Takfap Saja, Tigri, e shumë të tjerë deri tek Lali. Të gjithëve me motivacione e kombinacione të ndryshme. Mori mandatin 4t, 16 vite në pushtet.