Veliaj luan bllofin, nuk ka bërë kërkesë as në SPAK as tek burgjet për të marrë pjesë në seancë

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka deklaruar se nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

.“Në përgjigje të kërkesës suaj të mbërritur më datë 22.9.2025, ju informojmë se deri tani, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë”, thuhet në përgjigjen e SPAK për Klan News.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për leje të veçantë, që do t’i mundësonte Veliajt të marrë pjesë në mbledhje.Sipas procedurave ligjore, për personat në paraburgim, është prokurori i çështjes ai që jep miratimin fillestar, për lëvizje jashtë institucionit.

spot_img

Latest articles

Related articles