Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infratrukturës e energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një projeksion të ICAO.
Sipas projeksionit të ICAO, Balluku thotë se pritet që në vitin 2040 numri i pasagjerëve nga ajri të jetë 21.6 milionë.
Në postimin e saj, zëvendëskryeministrja shprehet se aviacioi civil është kthyer në portën kryesore hyrëse për Shqipërinë dhe është fokusi kryesor i qeverisë.
“21.6 milionë pasagjerë nga ajri është projeksioni i ICAO për Shqipërinë në vitin 2040.
Aviacioni civil po rritet vit pas viti, duke u kthyer në portën kryesore hyrëse për Shqipërinë, ndaj ka fokusin tonë kryesor.



