Përplasja në Kuvend, LITA: Film i përsëritur, qytetarët të braktisur nga politika

spot_img
Advertisements

Analisti Lavdrim Lita i ftuar në studion e  QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi përpalsjen në Kuvend ditën e sotme.

Ai tha se kjo tregon se politika vijon të xhirojë të njëjtin film, të njëjtat skena. Sipas tij qytetarët nuk kanë më interes për politikën, pasi ata janë braktisur që prej 2008-ës.

Pjesë nga biseda:

Lita: Ne jemi përballë një filmi që e kemi parë disa herë. Qytetarët nuk kanë më interes ta shohin.

Borakaj: Po futet ndonjë element herë pas here.

Lita: A do kemi ujë 24 orë, a do kemi ilaçe, këto donim të dëgjonim ne. Ndërsa opozita që ëhstë me numra të paktë do të anullojë debatin se nuk ka çfarë të thotë pas kësaj humbjeje në mandatin e katërt të Edi Ramës. Jemi në kushtet ku qytetarët po e ndjekin më pak politikën, ju duket si një shaka e madhe,.

Borakaj: Por është politika që përcakton jetën e tyre.

Lita: Po, por këta qytetarin e kanë braktisur që me ndryshimet Kushtetuetse të 2008-ës, ndryshimet për votën e Diasporës, dhe përfaqësohet sot me këtë lloj Kuvendi. Kryeminstri sot ka 56 deputetë të rinj, ne sot do të dëgjonim fjalimet e tyre.

Latest articles

Related articles