Ledian Goka, një shqiptar nga Berati që jeton prej vitesh në Greqi, është njohur zyrtarisht me nënshtetësinë greke pas një akti heroik në qershor 2025.
Ai rrezikoi jetën duke shpëtuar dy fëmijë të vegjël nga mbytja në lumin Arachthos, në zonën e Artës.
Gjatë shpëtimit, Lediani pësoi edhe disa lëndime në këmbë, por falë guximit të tij fëmijët u shpëtuan.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, e falenderoi publikisht në rrjetet sociale, duke e përshkruar veprimin e tij si shembull të vërtetë të humanizmit dhe kurajos.
Ledian ka emigruar në Greqi 24 vite më parë dhe jeton prej pesë vitesh në Artë, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Gruaja e tij ka rrënjë greke, dhe ata janë njohur përmes një krushqie