Programi qeverisës ‘Rama 4’/ Rritje e pagës mesatare për mësuesit në 1250 euro, shoqëri publike për transportin

spot_img
Advertisements

Shtylla e tretë e programit qeverisës “Rama 4” është Mirëqenia për të gjithë. Në programin sa i përket arsimit, theksohet synimi për të rritur pagat e mësuesve në 1,250 euro deri në 2029, ndërtimi i 200 shkollave të reja dhe 1 mijë laboratorëve inteligjentë.

Një tjetër objektiv i qeverisë është dixhitalizimi i arsimit dhe testimeve, kurrikula të reja me Inteligjencë Artificiale dhe integrimi në mësimdhënie, zgjerimi i shërbimeve online. Pritet të ngrihet edhe një agjenci e specializuar dhe e certifikuar sipas standarteve ndërkombëtare, që do të bëjë të mundur njohjen automatike të diplomave.

Programi parashikon gjithashtu programe ushqimi pas shkollore dhe në çdo bashki, ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e këtij shërbimi falas për nxënësit dhe mësuesit që jetojnë larg institucioneve arsimore. Synohet edhe dyfishimi i nxënësve në arsimin profesional, dhe përfshirja e diasporës në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Disa nga prioritetet kryesore për arsimin:

  • Zbatojmë programin e ushqimit në çdo bashki qendër qarku dhe nisim një program të ri pas-shkollor (after school), brenda mandatit të katërt.
  • Zhvillojmë kurrikula të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artificiale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.
  • Digjitalizojmë arsimin dhe integrojmë inteligjencën artificiale në mësimdhënie e mësimnxënie, duke siguruar tekste shkollore online përmes platformës SMIP dhe shërbime digjitale të plota nga regjistrimet deri te komunikimi me prindërit.
  • Ngremë shoqërinë publike të transportit shkollor dhe nisëm ofrimin e transportit falas për nxënësit dhe mësuesit që udhëtojnë në distancë nga vendbanimi i tyre, në zona të caktuara.
  • Dyfishojmë numrin e nxënësve në arsimin professional duke investuar 60 milionë euro do në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.
  • Arrijmë që 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të ndjekin arsimin profesional dhe garantojmë që deri në vitin 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional të kenë konvikte me standarde europiane.
  • Përfshijmë diasporën akademike në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, përmes programeve qeveritare, që përcjellin eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe krijojnë ura bashkëpunimi.

Latest articles

Related articles