Qeveria ‘Rama 4’ është tërësisht politike, për politologun Ermal Hasimja, pavarësisht disa emrave të rinj.
Sa i përket opozitës, Hasimja u shpreh se duhet të bëjë një punë të jashtëzakonshme, dhe bëri kritika në këtë drejtim.
Sipas tij, puna e Partisë Demokratike duhet të jetë kolosale, por në fakt nuk po bën asgjë.
Hasimja e sheh shpresën tek partitë e vogla.
“Opozita ka problemet e veta. Problemi kryesor i opozitës ose sfida më e madhe është mungesa e besueshmërisë. Sfida kryesore e opozitës, dhe detyra njëkohësisht, nuk është që të bindë shqiptarët që qeverisja aktuale është e korruptuar, çështja është çfarë mund të bësh si opozitë, çfarë besueshmëri mund të krijosh ti që ta ndryshosh gjendjen dhe nuk është e lehtë ta bësh këtë gjë. Opozitës i duhet që të bëjë një punë gjigande në një vend i cili për nga tradita është i majtë. Në kushtet ku jemi opozita nuk është duke bërë as punën normale, jo më atë të jashtëzakonshme që të frymëzojë njerëzit. Tani që ne flasim e vetmja shpresë vjen nga partitë e vogla që mund të bëjnë diçka, në radhë të parë për të krijuar një pol të ri serioz opozitar, dhe në radhë të dytë të ushtrojnë edhe presion përmes presionit të gërryerjes së votave të PD, të ushtrojnë presion dhe te vetë PD-ja që dhe ajo vetë të transformohet ose pastaj të zhduket nga gërryerja e partive të reja që dalin. PD-ja ka vendosur që të mos bëjë asgjë praktikisht”