Genar Topalli, djali i politikanes së njohur demokrate Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë për aludimet se ceremonia e tij e kurorëzimit të martesës në Romë me prezantuesen Cindy Marina, ka kushtuar 500.000 euro dhe është paguar me paratë që mamaja e tij si politikane i ka vjedhur pupullit.
Genari e nis sqarimin e tij që nga ceremonia e zhvilluar në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, për të cilin, ai thotë se nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
“Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri, që sipas tij (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google).
Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj”, shkruan Genari, duke theksuar se familja e partneres jeton në SHBA prej 30 vitesh dhe kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit.
Një ndër personat që reagoi publikisht për dasmën ishte dhe moderatorja Eva Murati, e cila dikur ka qenë e dashura e Genar Topallit. Sipas një komenti të saj në Intagram, dasma ishte financuar nga paratë e vjedhura nga fondet publike. Megjithatë, një ditë më pas ajo “reflektoi”.
“Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë”, vijon ai.
Reagimi i plotë i Genar Topallit:
Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,
Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.
Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.
Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.
Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.
Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.
Me respekt,
Genar Topalli