Kreu i ABI Bank paska pasur hallin e tij kur shkruante se nuk kishte flluckë në ndërtim

spot_img
Advertisements

Banka Amerikane e Investimeve, e njohur ndryshe si ABI Bank, ka vendosur të hyjë në tregun e ndërtimit të resorteve në zonat bregdetare. Dy muaj më parë ABI ka themeluar një shoqëri komandite të quajtur “BAY VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT FUND”.

Sipas dokumentave, shoqëria BAY VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT FUND ka një kapital prej 10.6 milionë euro pjesa dërrmuese e të cilit në natyrë dhe aksionet e saj zotërohen në masën 99.3 për qind nga Banka Amerikane e Investimeve dhe 0.7 për qind nga Andi Ballta.

Ky i fundit disa kohë më parë, i shqetësuar se do të kishte fllucë financiare në ndërtimet në Tiranë, shkroi një editorial për të thënë të kundërtën, duke vënë dorën në zjarr, që ndërtimet do të ishin edhe më shumë seç ishin në qarkullim: https://www.panorama.com.al/flluska-imagjinare-imobiliare-as-do-krijohet-e-as-do-pelcase-ne-2025/

Megjithatë, Abi Bank do të financojë kompaninë me aksioner kryesor Enver Mehmeti për ndërtimin e hoteleve të reja me një financim prej 16 milionë eurosh. Ndërsa blerja e aksioneve nga ana e bankës është një garanci shtesë për kthimin e kredisë. Ndërkohë që zoti Mehmeti ruan të drejtën të riblejë 10 për qindëshin e kuotave të shitur tek Abi Bank për të njëjtin çmim plus inflacionin, nëse përmbushen disa kushte si ulja e detyrimeve të tij ndaj bankës poshte nivelit 10 milionë euro dhe përmbushja e kushteve që mbrojnë bankën për financimin e saj.

Epidemia e ndërtimit në Shqipëri është përhapur aq shumë sa që tani po josh edhe bankat, të cilat në një mënyrë apo një tjetër janë mpleksur me këtë sektor, qoftë përmes financimeve, por qoftë edhe përmes investimeve direkte.

Latest articles

Related articles