“Ulsi Manja u kërkonte 500 mijë euro bandave dhe çanta Luis Vuitton për zonjën”

spot_img
Advertisements


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK.

Në prononcimin e tij para gazetarëve, Berisha akuzon, Taulant Ballën se bashkëpunonte me Suel Çelën dhe Ulsi Manjën që u kërkonte bandave 500 mijë euro.

Berisha: Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin.

Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale.

Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës, Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit.

Taulantin, që urdhërohej nga Çela për të liruar terroristët që vendosën nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës tritolin.

Bënte pazare me krimet e Uluziut, që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantët 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën.

Pazare me Edi Ramën sepse e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte absolutisht në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës që drejtohej nga Hakmarrja për Drejtësi

Latest articles

Related articles