Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar, fokus i së cilës ishte edhe ndryshimi i rregullores së Parlamentit për Komisionet parlamentare.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se shumica socialiste ka përcaktuar edhe emrat e propozuar për të drejtuar komisionet parlamentare.
Sipas burimeve të Vox News, lista e propozuar nga Partia Socialiste për kryetarët e shtatë komisioneve kryesore është si më poshtë:
Komisioni për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
Komisioni për Bujqësinë – Blendi Klosi
Komisioni për Ekonominë – Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
Komisioni për Burimet Natyrore – Anila Denaj
Komisioni për Nismat Qytetare – Fatmir Xhafaj
Komisioni për Çështjet e Brendshme – Bledi Çuçi
Komisioni për Çështjet Ligjore – Ulsi Manja.
Këto propozime pritet të diskutohen dhe miratohen në vijim në seancat parlamentare