Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme qeverinë Rama 4.
Njoftimi:
Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
- Emërimin e Këshillit të Ministrave;
- Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
- Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
- Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
- Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
- Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
- Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
- Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
- Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
- Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
- Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
- Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
- Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin