Një 56-vjeçar u mbajt peng ditën e sotme në Kamëz. Lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy të rinjë. Konkretisht Përparim Mehmeti është mbajtur peng për disa orë brenda një lokali. Sipas njoftimit të policisë dy të rinjët kishin konflikte me djalin e të rrëmbyerit.
“Efektivët shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, tha policia.
Gjithashtu Mehmeti ka deklaruar se dy të rinjtë e ndaluan në rrugë dhe ju prezantua si shokë të djalit, duke i thënë që do të konsumonin kafe. Por, pasi kanë shkuar në në lokal e kanë mbajtur për disa orë.
“Dy persona më ndaluan në rrugë dhe më thanë hajde se do pimë kafe. Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova. Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t’u jepja atë se çfarë djali im, që jeton jashtë vendit, ua kishte borxh atyre. Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan”, ka deklaruar Përparim Mehmeti.