Kristiandemokratët (CDU) dolën fitues në zgjedhjet shtetërore lokale të dielën në Renani Veriore-Vestfali (NRW) landin më të populluar të Gjermanisë, duke marrë rreth 34% të votave, sipas parashikimeve të WDR.
Megjithatë, kjo shifër është pranë nivelit të tyre më të ulët historik.
Socialdemokratët (SPD) renditen të dytët me 22.5%, duke pësuar rënie krahasuar me zgjedhjet e fundit.
Në anën tjetër Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e ekstremit të djathtë, shënoi një rritje të jashtëzakonshme, duke trefishuar përqindjen e votave, nga 5.1% në 16.5%.
Të Gjelbrit panë një humbje të madhe, duke zbritur në 11.5% nga 20% në zgjedhjet e mëparshme.
Zgjedhjet në NRW janë një test i rëndësishëm për kancelarin Friedrich Merz dhe partinë e tij, pasi ky land përfaqëson një mozaik të gjërë ekonomik dhe shoqëror të Gjermanisë, me qytete si Këlni, Dyseldorf dhe Dortmundi, dhe një histori të gjatë socialdemokrate