Keni ngel pa murator, kamarierë e shoferë! Britanikët bëjnë për një lekë Edi Ramën

spot_img
Advertisements

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj pretendimeve se një numër i madh shqiptarësh ndodhen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

Në një intervistë për ”Times Radio”, Rama theksoi: “Ideja se kishte një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër për të bindur popullin britanik të largohej nga BE-ja.”

Ai shtoi se numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britani është shumë i vogël dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që shpesh përdoren në fushata politike.

“Le të kthehemi tek të dhënat reale. Numrat dhe faktet në jetën tonë të përditshme janë bërë gjithnjë e më shumë një çështje opinioni, emocioni dhe besnikërie ndaj politikanëve që flasin për to. Por realiteti është ndryshe,” tha Rama.

Rama gjithashtu vuri në dukje rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në tregun britanik të punës.

“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që do t’ju ndërtojnë shtëpitë, do t’ju shërbejnë kafenë, do të jenë shoferët e taksive?” – shtoi ai.

Latest articles

Related articles