Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shkeli kembën e një efektiveje teksa po përpiqej t’u largohej forcave të rendit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për t’u larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë”, njoftoi policia.