Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese një deklaratë që i hap rrugë krijimit të shtetit të Palestinës. Megjithatë, Shqipëria, ndryshe nga pozicioni që kishte shprehur më parë kryeministri Edi Rama, abstenuan në votim, duke mos mbështetur asnjërën nga palët.
Në prill të këtij viti, gjatë vizitës së tij në Izrael, kryeministri Rama kishte theksuar se Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete.
Por në vend që këtë qëndrim ta shprehte edhe në votimin e fundit në OKB, Shqipëria zgjodhi të mos marrë pjesë në mbështetje të deklaratës, duke abstenuar dhe duke treguar një qëndrim neutral. Mesa duket qeveria e Shqipërisë edne nuk është e bindur për masakrën që po bëhet në Gaza ku mijëra fëmijëve jo vetëm që po u mohohet shteti, por edhe jeta.
