“I mori 8 mijë euro klientit për…” Detaje nga aksioni i SPAK për avokatin, Besart Logu!

spot_img
Advertisements

Detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku është është lëshuar masë sigurie për avokatin, Besart Logu.

Redaksia ka mësuar se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.

Hetimi është nisur nga prokurore Doloreza Musabelli.

Oficerët e BKH-së kryen disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.

Nga ana e tij, Avokati Besart Logu ka reaguar pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën “arrest shtëpie” nën akuzën për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Avokati Logu thotë se nuk ka marrë para për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe nuk ka takuar asnjë zyrtar drejtësie, ndërsa thekson se “lajmi i keq në gjithë këtë histori është se po tentohet kriminalizimi i sjelljes së avokatit”.

Avokati Logu dyshohet se i mori 8 mijë euro një klienti i cili akuzohej për mashtrim me TVSH dhe se qëllimi i tij ishte të ndikonte te prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës për lehtësim të masës së sigurisë.

Latest articles

Related articles