Takimi u organizua nga ambasadori i Holandës Reinout Vos ndërsa nga përfaqësitë e huaja merrnin pjesë ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane Nancy VonHorn, ambasadori italian Marco Alberti, ambasadorja e Francës Monika Zach si dhe përfaqësues të ambasadave të Francës e Gjermanisë.
Nga institucionet shqiptare merrnin pjesë kreu i KLGJ-së Ilir Rusi, kryetarja e KLD-së Mirela Bogdani dhe kreu i ILD-së Artur Metani. Në takim mungonin kreu I SPAK-uit Altin Dumani e Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.




