Zbardhen detaje të reja nga atentati me dy të vdekur dhe dy të plagosur sot në Shkodër. Të vdekur kanë mbetur Armando Pali dhe Lirodon Kraja, krahu i Erogen Brajoviç, i cili u plagosur nga plumbat dhe që dyshohet se ishte shënjestër.
Erogen Brajoviç bashkë me kamarieren e lokalit kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital. Rakip Gilla është arrestuar në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
Pas krimit është larguar nga lokali me një motor dhe rrugës ka bërë një aksident me një makinë. Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit është dorëzuar.