Kur qytetaria mbyllet në shtëpi, sepse arma të pushton…- Denada Jushi

spot_img
Advertisements

De obsidione Scodrensi (Rrethimi i Shkodrës) i shkruar nga Marin Barleti na mësohej në shkollë si libër, ku përmban dëshmi reale të qëndresës së këtij qyteti ndaj okupimit turk. Perandoria Osmane, aq e madhe sa përpiu gjithçka në rrugë, në Shkodër nuk pati të lehtë; u deshën disa rrethime dhe dredhi për ta shtënë në dorë.

Ndërsa sot, Shkodra, djepi i kulturës dhe vendi i kaq shumë njerëzve që Shqipëria krenohet, qyteti i biçikletave dhe emancipimit, është kthyer në një qytet i kronikës së dhimbshme. Lajm pas lajmi, njeri më i zi se tjetri! Atentate të njëpasnjëshme, luftime, banda, dhe kaq shumë të pafajshëm që mblidhen rrugëve e shënohen si viktima rrethanore, por që gjenden në vendin e gabuar, çastin e gabuar, ditën e gabuar.

Sot ishte një ditë e tillë!

Mëngjesi nisi vrullshëm për të gjithë, teksa përgatiteshim të çojmë fëmijët në shkolla. Secili prej nesh rroku një kafe para se dita të niste.

Kështu edhe dhjetra qytetarë të Shkodrës, që vendosën që dita të nisi tek kafetë afër bashkisë, rrugica që të nxjerr n’Gjuhadol.

Mes tyre u gjend një tjetër vrasës. I pamëshirshëm, etja për të vrarë objektivin e tij bëri që të hapë zjarr dhe të përfshijë çdo njeri përpara… Kriminele, qytetarë, kamarier… cilido mund të ishte.

Bilanci: 2 viktima dhe disa të plagosur. Dy ditë më parë, një tjetër atentat, një 32-vjeçar u ekzekutua kur sapo ishte ulur të hante diçka, në mes të sheshit!

Qytetaria shkodrane është kyçur brenda, ka frikë të dalë, sepse mesazhi është i qartë: Shkodra është në luftë!

E nëse dikur për Shkodrën luftohej rrethim pas rrethimi, sot tyta e pushkës që nuk njeh asnjë bij të saj e ka gjymtuar qytetin…

Në pritje të një tjetër lajmi… Sa herë kris arma, pushtohet nga heshtja qyteti. Po kësaj here kush ishte? Dhe sa? Deri kur?

“Në Shkodër të sotme, heshtja pas krismave të armëve është e njëjtë si heshtja pas bombardimeve të dikurshme , qyteti që rezistoi, tani dridhet nga frika”

Latest articles

Related articles