Policia e Shkodrës ka arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 10 të tjerë të akuzuar për kultivimin e 12.957 bimëve narkotike të llojit kanabis në fshatrat Alijaj dhe Jeran.
Personat e arrestuar janë: Elez Çulaj, Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.
Fermat e kanabisit ishin ngritur në afërsi të banesave të personave përgjegjës ndërsa nga aksioni policor janë gjetur dhe sekuestruar 1000 fara kanabis, 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.
Autoritetet po vijojnë punën për arrestimin e 10 personave të shpallur në kërkim ndërsa nën hetim janë marrë dhe L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.