Kodi i ri Penal| Gjoni: Lehtëson korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës

spot_img
Advertisements


Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, aktualisht deputet i zgjedhur në radhët e Partisë Demokratike e cilëson draft Kodin e ri Penal të hedhur për konsultim publik nga qeveria si tejet lehtësues ndaj korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe represiv ndaj lirisë së shprehjes.

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaron se për shpërdorimin e detyrës krahas zbutjes së dënimit, kërkohet që shpërdorimi i detyrës të jetë bërë me një qëllim të caktuar.

Për korrupsionin ka një ulje të dënimit nga 3 deri në 8 vjet, nga 4 në 12 që ka qenë më parë.

Kjo është e lidhur me afatet e parashkrimit se periudha e qeverisjes sot është nga 2013 deri në 2015 dhe shumë shpejt po kalojmë në 2015 dhe çështjet që janë nga 2013 deri në 2015, për efekt të parashkrimit i bie të mos hetohen.

Të arrijmë te shpërdorimi i detyrës ka një lehtësim të marzhit të dënimit.

Duhet të vërtetosh qëllimin, dispozitë e cila nuk ka qenë më parë, sepse në vetvete shpërdorimi i detyrës mjafton të sjell një dëm ekonomik në dëm të interesave të shtetit dhe qytetarëve dhe ky dëm të jetë i konsiderueshëm. Tani kërkohet që shpërdorimi i detyrës të jetë bërë me një qëllim të caktuar për të shpërdoruar detyrën.

Ndërsa sa i takon lirisë së shprehjes, ai deklaron se nuk është media që ushtron presion ndaj sistemit gjyqësor, por qeveria.

Shteti shqiptar ka marrë një angazhim lidhur me këtë që gazetarë nuk mund të akuzohen.

Kemi dispozita të Kodit Civil të cilat i japin të drejtën e dëmshpërblimit në rast të një shpifje, por futja në burg e gazetarëve në kohët e sotme, në kushtet e demokracisë dhe për një demokraci funksionale, është e papranueshme.

As media dhe as opozita nuk mund të ushtrojnë presion negativ ndaj pushtetit gjyqësor. Është qeveria në vetvete që ushtron presionin ndaj institucioneve të drejtësisë.

Nuk mund të ketë më manifestime, as fjalime, por shqiptarët duhet të shprehin revoltën ndaj kësaj mënyre qeverisje dhe këtij shteti autokrat

Latest articles

Related articles