A do përfundojë Rama më keq se Meta e Veliaj, në Guantanamo? – Alfred Cako zbulon

spot_img
Advertisements

Thirrja zyrtare e A.Dumanit dhe gjyqtarit special E. Pëllumbi nga qeveria USA, pra kreu i SPAK dhe një gjyqtari që ka qenë pjesë e gjykimit të dy çështjeve Meta e Veliaj, tregon se një dosje e rëndësishme është kopsitur qoftë për ndalim e akuzë qoftë për arest me burg gjatë fazës së hetimit. Me intuitë mendoj se prangat janë gati për Ramën. Në USA po rikonsiderohet çështja McGonigal në optika të tjera ku është i përfshirë dhe kryeministri Rama. Ndërkohë dihet se ish drejtuesi i podkastit PBD Dan Bongino ka bërë dhe akuza të vjetra për E.Ramën si i përfshirë në trafiqe kokaine nga Venezuela.
Arsyeja se përse Trump nuk e takoi Ramën në samitin e NATO apo dhe në vdekja e Papa Françeskut ka qenë se Rama ka qenë target sulmi nga grupi i skifterave të Trampit në Departamentin e Shtetit apo dhe nga FBI e kreu i 5 Syve, T.Gabbard.
Sigurisht që për tu goditur Rama do tja kopsitin dosjen dhe me korrupsionin e brendshëm që të gjithë e dimë që ka qenë shumë i lartë. Rama për shqiptarët u kthye në një mizor e i pamëshirshëm duke i taksuar ata në të bardhë e në të zezë për hesap të vet por kryesisht për hesap të të huajve. Rama ka shpresë tek Ursula, Makroni dhe Merzi por këta i pamë se si u poshtëruan nga Washingtoni pas takimit dhe respektit të Trump në pritjen e Car Putinit dhe kësisoj ata nuk e shpëtojnë dot.
Trump e ka luftën me peshqit e mëdhenj por si karemë ai po përdor fillimisht peshqit e vegjël si Rama. Ndërsa ai po përpiqet të rëzojë qeveritë globaliste në BE me partitë anti soroiste në Shqipëri ai me një gur godet disa zogj, duke sjellë në një rast të tillë hipotetik, zgjedhje të reja në vend. Ramën ai e përdor që të dalë tek koka e aferës McGonigal wë janë Blinken, Hunter Biden, Alex Soros të cilët i vunë gjobë elitës së korporatave shqiptare në Ballkan duke i shantazhuar nëpërmjet ambasadores amerikane dhe lojës së nongratave që e drejtonte ish sekretari i Shtetit, A.Blinken. Rama përfitonte se ky grup i globalistëve do mbërthente në burgje nëpërmjet SPAK krerët e opozitës si Berisha, Meta dhe ata funksionarë që do të fshihnin e nuk do të ndanin me Alexin paret e korrupsionit, si E.Veliaj.
Mirpo tani ka ndryshuar timoni i Dumanit dhe po çahen objektivat e unifikuara deri para 6 muajsh të dyshes SPAK – SOROS & Rama dhe Dumani me dosjen e kopsitur kundër Ramës do të duhet të zgjedhë: të vazhdojë rrugën e vjetër apo të ndrrojë shteg e të godasë Ramën.
Ndërkohë vlen të theksojmë tre momente që ecin në këtë linjë: vizita e të ngarkuarës me punë në Ambasadën USA në Tiranë zonjës N.VanHorn në Kryeministri dhe me znj. Spiropali ku sigurisht është folur në lidhje me mbledhjen e Kuvendit të ri dhe Qeverinë Rama 4. Duhet të shtojmë se Qeveria USA nuk ka njohur qartë zgjedhjet e 11 majit por kanë bërë deklarata biunivoke.
Së dyti, më 20 gusht u rrëmbye disa orë ish zv.Drejtori i AKSH D.Shima që me gjasa është rrëmbyer nga agjentët e shërbimeve sekrete USA i cili mund të jetë zbërthyer tek ta në lidhje me çështje korruptive që lidhen me familjen kryeministrore.
Së treti, ka pentito që fillojnë nga A.Ahmetaj, A.Bllako, E.Veliaj që kanë filluar apo janë të gatshëm të bashkëpunojnë kundër Ramës nëse binden që SPAK do ti marrë në konsideratë deponimet e tyre dhe njëkohësisht do tu sigurojë atyre jetën.
Disa herë Rama, si Robespieri dikur, ka thënë Ju skeni parë gjë akoma. Këtë siguri ja jepte Alexi dhe globalistët. Ai tentoi ti falte familjes Trump Sazanin për afera dhe në këmbim të lirisë së tij personale me shpresën se do ta thërrisnin një ditë në Washington por ai i vuri kapakun budallallëkut të tij kur shkoi këtu si i ftuar special në dasmën e A.Soros me ish sekretaren dhe dashnoren homoseksuale të H.Klinton, Huma Abedin, agjenten e Obamës dhe familjes mbretërore Al Saud. Në këto marëdhënie që i ka kuptuar dhe i pashpresi Berisha që në këtë moment i kujton departamentit të Shtetit udhëtimet me çarter mes E.Rama dhe Alex Soros, në fund të një procesi hetimi mund të vijë edhe hakmarja e Trump për deklaratat anti Trump të Ramës në zgjedhjet e 2016 në USA me Hillarinë. Hakmarja është njënpjatë supë që shërbehet e ftohtë.
Unë shumë herë e kisha këshilluar Ramën për politikën e Jashtme: Trajtoi globalistët si zjarri, as shumë larg e as shumë afër që as të mos ftohesh e as të mos digjesh. Edhe në lidhje me luftën Rusi-Perëndim e kisha këshilluar këtë dhe sharlatanët e Ministrisë së Jashtme të mos merrnin role protagonisti por të qëndronin më modestë në llogoren e perëndimit, mos e mbanin shumë kokën jashtë. Ndoshta dhe 2 burgjet e Italisë prej Melonit mund të jenë bërë apostafat për tu mbledhur të gjitha lekët shqiptarëve, qoftë të bëra me korrupsion nga politikanët, qoftë lekët e mafies dhe korporatave. Ndërsa më 1945 Enveri mblodhi 280 ton ar të grumbulluar nga, por jo vetëm, jeniçerët shqiptarë me ligjin e Tatimit të Jashtëzakonshëm (e thashë mirë? 280-300 ton ar ose 5 fish më shumë sa ka rezerva sot Argjentina), sot të huajt po ju mbledhin shqiptarëve paret e bëra me korrupsion dhe mafie në 35 vjet.
Unë ndoshta nuk e di mirë se cila është agenda, këtë do ta tregojë shumë shpejt koha, por di se SPAK do ta lerë Shqipërinë pa lekë në fund të ditës dhe sot nuk ka turma që thërresin nëpër gjyqet speciale të atyre që nuk tregonin paratë, Kriminelat në litar, por sot turmat po thërresin po njëlloj nëpër rrjetet sociale. Në fund të fundit ka edhe karmë të vogël dhe kudo funksionon principi natyral, Peshku i madh e ha të voglin.

Latest articles

Related articles