Një vajzë e mitur, 15 vjeçe nga fshati Kolonjë e Lushnjës rezulton prej 6 ditësh e zhdukur, ku familjarët kanë humbur kontaktet me të.
Ndërkohë, vetëm ditën e djeshme, e ëma e të miturës ka bërë kallëzim në Polici, ku ka kërkuar ndihmën e autoriteve për gjetjen e saj. Sipas të ëmës, 15-vjeçarja është larguar më 31 Gusht nga banesa dhe nuk është kthyer më.