Mal i Zi nuk lejon transmetimin e filmit në gjuhën shqipe

spot_img
Advertisements

Në Mal të Zi po ngjall polemika dhe reagime ndërprerja e shfaqjes së një filmi nga regjisori shqiptar Isa Qosja, vetëm për faktin se ai po jepej në gjuhën shqipe dhe jo malazeze.

Filmi “Lejleku” po transmetohej mbrëmjen e së mërkurës (3 shtator) në festivalin ndërkombëtar të filmit “Xhada” në Podgoricë. Sipas organizatorëve, shfaqja u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura nga një grup personash, të cilët raportohet se bënë edhe thirrje nacionaliste.

Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që, për arsye sigurie, ta ndërprisnim shfaqjen,” deklaruan organizatorët.

Vetë z. Qosja tha për gazetën “Koha” në Kosovë se nuk ishte befasuar nga veprimi. Ai fajësoi influencat serbe në vend, duke i quajtur akte të orkestruara nga Serbia.

Në parim, ndërprerja e projeksionit në Mal të Zi nga nacionalistë ekstremë serbë nuk më befason aspak. Kjo është dëshmi që ata as gjuhën e një populli tjetër nuk e durojnë, e lëre më njerëzit, hapësirën, kulturën… Le të vuajnë edhe në këtë mënyrë, sepse ne jemi dhe do jemi përgjithnjë. Më vjen keq për atë pjesë të publikut malazez, të cilët me shumë admirim e kanë parë dhe përjetuar këtë film. Pra, me ndërprerjen janë bërë planifikime dhe veprime të orkestruara nga Serbia,” u shpreh regjisori për medien kosovare.

Organizata të ndryshme joqeveritare e kanë dënuar pengimin e shfaqjes së filmit shqiptar, si një shpërfaqje të hapur kundër multietnicitetit që ekziston në Mal të Zi, ku shqipja garantohet me kushtetutë dhe përdoret zyrtarisht në komunat me shumicë shqiptare.

Sa herë që ka ngjarje ose aktivitete që lidhen me shqiptarët, shpeshherë shfaqen aktet e urrejtjes, si dhe forma të ndryshme të mostolerancës etnike, të cilat nuk kufizohen vetëm në veprime të drejtpërdrejta, por shfaqen gjithashtu në komentet e urrejtjes dhe përbuzjes në rrjete sociale, ku shpeshherë individë të caktuar përdorin gjuhë diskriminuese dhe shprehin mendime negative ndaj shqiptarëve. Kjo është e papranueshme dhe është detyra e të gjithëve për të siguruar një shoqëri të barabartë dhe të paanshme për të gjithë, pa dallim etnie,” reagoi Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.

“Lejleku” e pati premierën e vet shtatorin e kaluar në Prishtinë. Ai rrëfen temën e emigracionit ndër breza nisur nga fshati i vetë regjisorit Qosja, Vuthaj, në kufirin malazezo-shqiptar.

Latest articles

Related articles