Kopështi i Mretit – ANALIZA

spot_img
Advertisements

nga Andi Kurti

Dje, në një emisionin të servirur nga Blendi Fevziu, Edi Rama tha nga “Kopshti i tij i Edenit” se ky i fundit ka kushtuar shumë herë më pas sesa vlen, pasi është një vlerë e shtuar që do të vizitohet nga miqtë, e për rrjedhojë është një shpenzim i papërfillshëm.

Për të kuptuar se sa vlerë e shtuar është në fakt, duhet kujtuar se ai kopësht ka kushtuar rreth 4 milionë euro. Sa për krahasim fondi për Teatrin Kombëtar në vit është 120 mln lekë, ku 80% e marrin rrogat, ndërsa vetëm 10%, ose rreth 12 mln lekë janë për prodhime artistike.

Por me kë po tallemi, Kopështi Personal i Ramës nuk krahasohet me Teatrin Kombëtar, ai është një investim i oborrit mbretëror. Prandaj Teatri Kombëtar është më mirë i shembur, tashmë rolin e tij e ka marrë kryeministria. Aty bëhen edhe ekspozita, sepse sigurisht, arti duhet të kalojë nga pushteti për tu legjitimuar.

Rama thotë edhe se ai është një harmoni me natyrën në mes të qytetit. Në fakt, kjo duket sikur pasi ke përdhunuar dikë, i thua që i duken qerpikët. Në një kryeqytet të mbytur nga betoni, ndërtimet pa kriter dhe zhdukja e hapësirave publike dhe atyre të gjelbërta, sigurisht që do të jetë harmoni mes natyrës dhe qytetit, se qyteti i Ramës është ai i oborrit mbretëror. Ndërsa Tirana tjetër, jashtë këtyre mureve, ajo e vërteta, është ajo që mban era beton, pluhur dhe mut!

Në fakt e vetmja vlerë që ka ai ndërtim është se është një kënaqësi personale e kryeministrit, një lloj shpenzimi tekanjoz pa fre me paratë publike nga dikush që nuk di dhe nuk do të bëjë dallimin mes personales dhe publikes. Ai është kopësht i Edi Ramës, as i kryeministrisë dhe as i shtetit. Është një tekë e tij prej “artisti”, shtrirja e të cilit është kthyer në një metastazë për institucionet shtetërore. Edi Rama është shteti dhe për rrjedhojë çdo gjë është një zgjatim i dëshirës dhe shijeve të tij; aty nuk ka nevojë dhe protokolle, apo llogari shpenzimesh. Jo! Ka vetëm dëshira dhe teka të dikujt të kapluar nga megalomania.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që e ka veshur kryeministrinë me pikturat e tij, apo në çdo event që bën me ndërkombëtarë hallin e ka si të reklamojë artin e tij, që nuk i ecte para se të bëhej kryeministër. Rama ka një vilë në Surrel që e kanë zili andej nga Hollywood-i, po ashtu edhe në Dhërmi e gjetkë nga jugu, ku fton miq dhe oligarkë, për tu dhënë ndonjë copë Shqipëri. Madje edhe Linda Rama kërkon ulje zëri të lokaleve vërdallë kur është andej se bezdiset.

Bëj o Mret kopshte se mbretëria e gjitha tëndja është!

Latest articles

Related articles