Jeta e shqiptarëve në Shqipëri është jeta më e zgjedhur në rruzullin tokësor

spot_img
Advertisements

Nga Av. Spartak Ngjela

Shqiptari që ka një punë sot në Shqipëri, e ka jetën më të gëzuar se çdo shqiptar që është në emigrim; qoftë punëtor, qoftë milioner. Kudo qoftë
ai që ka humbur Shqipërinë ka humbur gjithçka.
Jeta e shqiptarëve në Shqipëri është jeta më e zgjedhur në rruzullin tokësor.
Vetëm në Shqipëri mes maleve dhe fushave e gjen historinë që të është fshehur brenda shpirtit dhe mendjes tënde si praktikë mijëravjeçare. Dhe veç shqiptarëve këtë nuk e ka asnjë popull tjetër.
Por cili është ky magnet që i mban shqiptarët në Shqipëri dhe rrotull saj?
Jo ai nuk është magnet; por është një qëndër graviteti që e ka Shqipëria, por që thith dhe mbart rreth vetvetes vetëm shqiptarët.
Se tani është e provuar që gjuha shqipe është gjuha e parë e Evropës. Dhe këtë e gjen të provuar shkencërisht në tre apo katër universitetet më të mëdhenj të Evropës.
Po, shkenca shqiptare e gjuhësisë!
Ajo ende është brenda teorive që ka krijuar antishqiptaria në kompleksin e saj të inferioritetit. Por sigurisht që brezi i ri i gjuhëtarëve do të shkojë tek e vërteta, që shprehëm më lart.
Por pyetja më esenciale është kjo:
Pse çdo pushtues në shekuj e shekuj i Shqipërisë e ka luftuar me zjarr gjuhën shqipe?
Pse gjuha shqipe e luftuar egërsisht nga sllavët, nga grekët por edhe latinët gjatë Perandirisë Romake dhe Bizantine, nuk i zhduku shqiptarët?
Pse rilindasit tanë të mëdhenj nuk e përfillin fare italishten përpara gjuhës shqipe?
Pse rilindasit e mëdhenj dhe tani gjuhëtarët e mëdhenj po thonë se greqishte të vjetër të Athinës së lashtë nuk ka; dhe gjuha e parë e Iliadës mund të shpjegohet vetëm me gjuhën e sotme shqipe?
Domethnë që Iliada e parë ka qenë e shkruar në gjuhën e vjetër shqipe!
Pse historia e lashtë e shqiptarisë është zhdukur nga të gjitha arkivat; kurse sot këtë fakt po e zbulon arkeologjia moderne?
Këto janë pyetjet që e vërtetojnë atë që u shkruajt më lart.

Latest articles

Related articles