Biznesmeni shqiptar kapet duke bërë kontrabandë nafte nga Greqia

spot_img
Advertisements

Biznesmeni Bashkim Sulkaj, 66 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë dhe shoferi i tij Astrit Delilaj, 67 vjec, janë dy shqiptarët e arrestuar nga policia greke në një operacion të shtrirë në gjithë Greqinë kundër kontrabandës në naftës. Policia greke zyrtarisht deklaron se ka nisur bashkëpunimin edhe me autoritetet shqiptare për të zbuluar lidhjet e këtij rrjeti edhe në vendin tonë.

Biznesmeni Sulkaj rezulton pronar karburantesh në Maliq dhe Tiranë, ndërkohë që përmes dokumentave greke, është banues edhe në Selanik. Sipas dosjes hetimore, që nga fillimi i vitit 2025, greku Thomas Stefanakos, formoi dhe drejtoi një organizatë kriminale, të ndarë në dy nënsektorë, të drejtuar nga Bashkim Sulkaj dhe Mario Koutoula. Kjo organizatë bashkëpunonte me persona ende të paidentifikuar në Shqipëri, Bullgari e Poloni.

Latest articles

Related articles