Rikthehen ekzekutimet mafioze në Shkodër

spot_img
Advertisements

Një 34-vjeçar u vra në Shkodër mbrëmjen e sotme në një atentat.

I riu Kristian Kola, ka qenë duke konsumuar një kafe, kur autorët kanë shkuar në ambientet e lokalit ku po qëndronte me një motor të zi.

Ata kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Në tavolinën e lokalit ka mbetur filxhani i kafesë dhe shishja e ujit.

Kujtojmë se policia ka ngritur disa postblloqe dhe po vijon kontrolle në zonë e në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Identiteti i tyre mbetet mister.

Latest articles

Related articles