Shkrimi i Agim Neshos – Nga Edison Ypi
Të thuash se Shkrimi i Agim Neshos është edhe më plehër, më i qelbët, më këllirë, se shkrimi i çdo mercenari mediatik që paguhet me pare të vjedhura, është një kompliment që Agim Nesho e meriton plotësisht. Madje është i mangët. Për kontribut të shquar në lëmin e komunikimit ortografik babylonik, Agim Injoranti meriton një Oskar, që, nëse nuk ekziston, duhet shpik.
Nis e lexon mender shkrimin e Agim Pordhës. Të dridhen duart, të dhembin kockat, të priten gjunjët, të fërshëllen koka, të merren mentë. Shkon në farmaci mos gjesh ndonjë kokërr. Farmacistja të thotë: Nuk je i pari. Nja njëqint të tjerë para teje kanë ardhur vetëm sot me këtë hall. Ende s’është shpikur ilaçi që të shëron nga çrregullimet shëndetësore që të shkakton shkrimi i Agim Komunistit. Laboratorët anembanë botës po punojnë nat’ e ditë, e s’po munden. Vaksina kundër Covidit ishte hiçasgjë para lemerisë ortografike të quajtur shkrimi i Agim Nomenklaturistit.
Askush në historinë e botës deri më sot nuk ka ditur të shndërojë në shkrim gazete budallallëkun e përsosur si Agim Rrecka.
Bëj si bëj shkoi në fund këllirës gazetareske të Agim Mavrisë, dhe bindu se Alfabeti dhe Abetarja janë sendet më të pavlera që ekzistojnë mbi rruzull, dhe shpikësve të tyre u duhet pshurrur varri.
Batërdia me gërma, rrena, kuptime, hamendje, supozime, kryevepra së prapthi e quajtur shkrim i Agim Kaçurrelit është një lesh arapi para të cilit një furçe teli duket si copë mëndafshi.
Vazhdon me shkrimin qurravec të Agim Tarallakut. Diku edhe ngec. Te, fjala vjen, kur kuturis të bësh ndonjë lidhje mes fillimit, vazhdimit, fundit, të mizerjes intelektuale që ke përpara, dhe konstaton se do kishte qën më mirë të ishe mbytur brenda një garuzhde groshe se u more me këtë kërrmë.
Megjithatë, nuk dorzohesh. Vazhdon duke u përpjekur t’i japësh një kuptim duke e lëçitur vrromën fjalë për fjalë. Pastaj rrojke për rrokje. Në fund edhe gërmë për gërmë.
Meazallah. Nga njëra tek tjetra lëçitje, lëtyra në fjalë vjen e trashet si ai byreku i keq, shto petë e hidh tëlynë.
Të siguroj, i nderuar lexues, se kur, më së fundi, kësaj aventure t’i kesh dalë në krye si Sizif i lodhur dhe i shpërblyer që shkëmbin arriti ta ngjisi lart, do bindesh plotësisht se nga Homeri e tëhu, të mëdhenjtë e Letërsisë, nuk kanë bërë asnjë punë, nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Gjithçka e shkruar, duke nisur nga kryeveprat, e deri te listat e bakajve me emrat e borxhlinjve, për të zënë mend edhe më i fundit qefli i shkrimit dhe leximit, të gjitha duhen djegur në turrë drush.
Përdredhjet, sajesat, rrenat, e parashtruara në shkrimin e Agim Llumit, duken si të ardhura direkt nga mbledhja e kolektivit, plenumi i partisë, urdhërat e arrestimeve, tekstet e këngëve të festivaleve, librat për kalamaj me këngë për kurvin.
Këshillat e vlefëshme të etimologëve folklorikë nuk duhen nënçmuar. Hiqja shkrimit të Agim Mjeranit Sh-në që ja shtoi Agim Tubi kur shkrimin e pshurri, dhe mbetet çka në fakt e gjitha është – Krim !
Shkuli leshrat, grisi leckat, çirre fytyrën. E kotë. Bota është aq e keqe, jeta është aq e zezë, sa pendohesh që ke lindur kur edhe Agim Teveqeli guxon e bën shkrim.
E shkruara është akt Lirie. Shkrimi i Agim Analfabetit është përpëlitje në baltovinat e mungesës së talentit.
E shkruara është jetë. Shkrimi i Agim Neshos është kufomë. (Opinion i Edison Ypi, publiçist)