Ministrja e Infrastrukturës dhe zv/Kryeministrja, Belinda Balluku, bëri të ditur se sipas të gjitha kostove operacionale për një rrugë kalimi të një autoveture, çmimi do të jetë 250 lekë. Pra në total, kalimi vajtje-ardhje në tunelin e Llogarasë do të jetë 500 lekë.