Lita: Dumani ka marrë mbështetje në Departamentin e Shtetit, luftë narkotrafikut

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, tha se takimi i kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, në SHBA, kishte karakter bilancues dhe mbështetës për punën e tij, ndërsa theksoi se sfida kryesore mbetet goditja e politikanëve të korruptuar dhe e narkotrafikut ndërkombëtar.

” Këtu ka pak informacion dhe shumë analizë. Informacion është që është një takim i programuar më përpara, në mes të gushtit. Është shtyrë për arsye axhende të të dyjave palëve dhe u realizua në fillim të shtatorit.

Sigurisht kjo vjen në fund të mandatit të Dumanit, ndoshta për të bërë një bilanc dhe një mbështetje publike të veprimtarisë së tij dhe të inkurajojë këtë frymën që ka për të çuar Dumanin në bashkëfirmosjen e shumë dosjeve të rëndësishme ndaj politikanëve të nivelit të lartë dhe të krimit të organizuar sepse ai i ka dhënë mbështetje institucionale shumë dosjeve duke futur edhe veten e tij në dosje dhe kjo është një gjë që i jepet meritë.

Takimi kokë më kokë mund të aludohet për 3 mujorin e ardhshëm, emra, jo emra, goditje, jo goditje, ne nuk e dimë se ç’bisedohet kokë më kokë. Zakonisht takimet kokë më kokë janë takime ku flitet shumë lirshëm dhe kërkohen gjëra.

Narkotrafiku është bërë një problem ndërkombëtar, jo vetëm për SHBA-në por edhe për Europën. Shqiptarët janë të përfshirë në narkotrafikë dhe veçanërisht në Venezuelë”, u shpreh Lita.

Latest articles

Related articles