E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Açka u shpreh e prerë se pa këtë ndjesë publike, nuk do të ketë asnjë bashkëbisedim apo pajtim mes tyre.
“Më kërko falje!”-ishte kërkesa e drejtpërdrejtë që Açka i bëri Gazment Bardhit gjatë intervistës.
Ajo deklaroi se Partia Demokratike është e copëtuar dhe se përçarja nuk mund të tejkalohet pa një proces të qartë pajtimi dhe pastrimi, i cili duhet të nisë nga individët që kanë krijuar ndasi të thella brenda partisë.
“PD nuk i fiton më zgjedhjet sepse strukturat e partisë janë ndarë, janë copëzuar. Janë ndarë për çështje parimore. Këto pjesë nuk bashkohen po nuk u pajtuan. Kanë harruar një proces shumë të rëndësishëm që është pastrimi dhe pajtimi,” – tha Açka.