Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në intervistën e dhënë për SYRI.net ka folur edhe për jetën e tij në qeli, si i burgosur politik.
Cila është kënaqësia më e madhe në burg për ju?
Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët. Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike. Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës ‘Long walk to Freedom’. Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit. Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.