Urinoi derën e gjykatës së Lartë, estradohet ish kandidati për drejtor të përgjithshëm të Policisë

spot_img
Advertisements

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Xhivini në vitin 2024 ka shprehur interes për të kandidatuar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, ndërkohë që i njohur më parë ka qenë dhe për daljet e tij të shpeshta në platformën sociale Tik Tok teksa sulmonte vazhdimisht qeverinë dhe drejtuesit e policisë.

Në shkurt të vitit të kaluar, Xhivini ka kanosur në formë të përsëritur nëpërmjet celularit një gjyqtar pjesë e Gjykatës së Lushnjës ndërsa në muajin Korrik 2024, Hajrulla Xhivini është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi urinoi në derën e Gjykatës së Lartë dhe shantazhoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Togat e zeza dhanë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke e akuzuar për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Latest articles

Related articles