LITA: Rama me kabineti jo politik, PD të legalizojë fraksionet me asamble opozitare

spot_img
Advertisements

Analisti Lavdrim Lita në një intervistë për News24 foli për përbërjen e qeverisë së re.

Lita u shpreh se beson se do ketë edhe figura të reja, edhe figura të njohura, duke shtuar se çdokush mund të lëvizë në qeverisje, përpos kryeministrit Edi Rama.

Më tej, ai dha edhe një këshillë për PD, duke thënë se opozita duhet të ketë një qasje më të mirë ndaj drejtësië dhe jo të qajë hallin e disa figurave të saj politike në raport me SPAK.

Lavdrim Lita: Përbërja e kabitetit të ri qeveritar do jetë me elementë të rinj, por edhe ata që njohim. Kemi parë Vëngun, Delina Ibrahimajn, Ervin Mete në Kryeministri, janë disa figura aktuale ndoshta provohen në pozicione të tjera. Çdokush mund të lëvizë në PS, përpos kryeministrit. Janë disa figura, që Rama ose i aktivizon në pozicione të tjera ose i lë në “stol”. Nuk besoj se do jenë figura me peshë, sepse kryeministri nuk do askënd që t’i bëjë hije. Qeveria e re besoj se do të jetë e depolitizuar.

PD nuk duhet të bëjë gabimin që të djegë mandatet. Kjo opozitë nuk është e fortë, sepse Rama ua “ka pirë ujin figurave kryesore të saj”, e di që nuk kanë peshë aq të madhe sa të rrëzojnë atë e prandaj Edi Rama mund të formojë qeveri edhe pa figura politike. PD duhet të hapet. Opozita të ndryshojë qasjen ndaj drejtësisë, jo vetëm të qajë hallin e Berishës me drejtësinë, hallin e Metës me SPAK apo hallin e Fatmir Mediut me SPAK. S’mund të jetë vetëm Sali Berisha figurë dhe të tjerët nën hije. PD duhet të bëjë aleatë ndërkombëtarët. PD duhet të legalizojë fraksionet dhe të krijojë një asamble të opozitës.

Latest articles

Related articles