Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një postim të fundit në Facebook, i është kundërpërgjigjur akuzave të Blendi Gonxhes.
Ai e quan Gonxhen “hajdut të radhës të qeverisë” dhe e sfidon publikisht që nëse ndjehet i ofenduar, të ndjekë rrugën ligjore duke bërë padi për shpifje.
Balliu thekson se Gonxhe është i përfshirë në skandale të ndryshme korruptive dhe hedh dyshime për rol të dyshimtë në aferat e inceneratorëve të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se si “hajdut i vjetër”, nuk mund të qëndrojë larg këtyre çështjeve.
“Sot ka dalë edhe një aferë tjetër ku je i zhytur deri në fyt. Si hajdut i vjetër i Bashkisë së Tiranës, s’mund të qëndroje dot pa marrë pjesë edhe tek inceneratorët”- shprehet Balliu.
Postimi i plotë:
Përgjigje për z. Blendi Gonxhen, alias Mr. Diga
I nderuar hajdut i radhës i qeverisë, unë nuk shpif kurrë. Nëse ke ndonjë siklet, shko në gjykatë dhe më padit për shpifje.
Sot ka dalë edhe një aferë tjetër ku je i zhytur deri në fyt. Si hajdut i vjetër i Bashkisë së Tiranës, s’mund të qëndroje dot pa marrë pjesë edhe tek inceneratorët.