SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

spot_img
Advertisements

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion.

Pas hekurave përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër. Mësohet se arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit, qeveria ka ndërmarrë një aksion për shembjen e objekteve pa leje dhe shtesave të lokaleve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Ky aksion i IKMT-së nisi fillimisht me shembjen e disa objekteve pa leje në Theth, të cilat shërbenin si bujtina për turistët dhe më pas u shtri edhe në qytete të tjera si Tiranë, Vlorë, etj

Latest articles

Related articles