Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka bërë një deklaratë të qartë dhe të fortë, paralajmërim për kandidatët që duan t’i marrin partinë ish-kryeministrit.
“Themeluesi, Lideri dhe Rithemeluesi i Partisë Demokratike është në zyrë!
Që të hyni në atë zyrë duhet të kini kontribute të paktën sa Ai dhe më e rëndësishmja të mos keni marrë mungesa ndër vite së paku në betejat për të shpëtuar Demokracinë të dashur ëndërrimtarë!
Ky është provimi! Regjistrohuni sa më parë se mos ju ikën afati! Dhe kur të vishni frakun për Kryetar bëni kujdes se mos harroni brekët” shkruan ai