Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, 48-vjeçari është qëlluar me thikë nga vëllai i tij, pas një konflikti në familje mes tyre. Vëllai i të plagosurit ka rënë në prangat, teksa edhe vetë 48-vjeçari është proceduar nga policia.
Shkak është bërë deklarata e rreme që ka dhënë para uniformave blu, duke mos treguar se ishte qëlluar me thikë nga vëllai.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta.