nga Mitro Çela
POLICJA
-Çdo ditë marr bukë nga shtëpia.
Zakonisht e ha në zyrë. Por më shjon dhe në lulishte.
Një ditë u ula prapa Tajvanit.
Një shesh ku kërcehet. Rrethuar me 6 rrethore si shkallë.
Para meje, në shkallën e parë e ulur një police.
Profil i bukur.
Mendova: policet janë të dënuara.
Nuk mund të bëjnë seks në lulishte:
Liro rripin. Ul pantallonat. Pastaj brekët-
-sa hap gjysëm shalët- ikën lezeti.
Ndryshe po te jesh çupë:
Ngri fustanin. Ul brekët. Hap shalët. “Shi” Amerikën në natyrë!
Polices ju afrua një shoqe. U ngrit.
U rrotullua nga unë. Më zgjati një copë kartoni:
-Merre! Ulu. Mos ke folur në televizion?
-Po!
-Je plakur!
-77 pranvera!
-Burrin nuk e plakin vitet?! Por sjellja.
Një personazh publik nuk merr bukë nga shtëpia.
Nuk ha në lulishte.
Mund të të imitojë Bledi Fevziu, Fiori Dardha, Agron Llakaj?!