Ambasadori i SHBA-së në Paris, Charles Kushner, ka denoncuar “mungesën e veprimeve adekuate” nga Presidenti francez Emmanuel Macron për të luftuar antisemitizmin, duke i bërë jehonë kritikave të bëra ndaj tij javën e kaluar nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Në një letër drejtuar kreut të shtetit francez, ambasadori shprehu shqetësimin e tij për shpërthimin e antisemitizmit në Francë dhe mungesën e veprimeve adekuate nga qeveria për ta adresuar atë.
Franca e thirri atë për shpjegime të hënën pas komenteve të tij të papranueshme kundër presidentit francez. “Akuzat e ambasadorit janë të papranueshme. Ato bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare, në veçanti me parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve , siç parashikohet nga Konventa e Vjenës e vitit 1961 që rregullon marrëdhëniet diplomatike”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.