Aksident i rëndë në aksin Sarandë – Delvinë, dy të vdekur dhe një i plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.
Sipas burimeve paraprake, kane humbur jetën dy vajza nga fshati Kopaçeza e Bashkisë Delvinë ndërkohë që në vendngjarje janë forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse. Viktime ka mbetur Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit, Rezi Dhimaku, pasagjere dhe e plagosur Antonela Zhupa, pasagjere.