nga Elton Metaj
Mendova se një shaka e tillë, pas ndarjes nga jeta të kolegut Artur Zheji, do të ishte fshirë. Por jo. Për më tepër, ky status ka grumbulluar deri sot (e dielë) në mesditë rreth 250 reagime dhe 7 ndarje në rrjetin social “Facebook”.
Sado ta kesh inat Blendi Fevziu-n në këtë botë duket mizore t’ia urosh ndarjen nga jeta në një mesazh publik. Qoftë edhe me shaka.
Për më tepër, kjo është mënyra më e shëmtuar për të kujtuar e nderuar një koleg si Artur Zheji.
Mund të jenë të shumtë ata që e qortojnë apo e shajnë Fevziun e të tjerë dhe ndoshta po aq të shumtë ata që i ndjekin në televizion e rrjete sociale. Prej 35 vitesh në tregun mediatik, vetë Fevziu ka pranuar të “përballet” çdo ditë me publikun e tij apo me ata që as nuk e dëgjojnë e shikojnë, por mund ta ofendojnë edhe pse nuk ka flokë apo mban rroba plazhi të ngushta.
Për një personazh publik, këto duken si rregullat e pranuara të lojës, aq më tepër prej lindjes e përhapjes së mediave sociale. Por këto rregulla duhet dhe mund të kenë një kufi. Të paktën, duke mos hyrë në kompetencat e “Të plotfuqishmit”, pasi askush deri më sot nuk i di paraprakisht planet e tij