Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke rrezikuar të kthehej në tragjedi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, kur një automjet i bardhë, me të cilin lëviznin disa persona, ndaloi pranë banesës së autorit, Oltjon Asllani
28-vjeçari iu është afruar dhe i ka qortuar pse po pinin cigare afër shtëpisë së tij dhe pse po kalonin në atë rrugë.
Shkëmbimi i fjalëve çoi në një konflikt fizik mes të rinjve, të cilin u desh ndërhyrja e personave të tjerë për ta shuar. Por vetëm pak minuta më vonë, Asllani u rikthye i armatosur me kallashnikov dhe qëlloi disa herë drejt makinës së bardhë.
Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia arrestoi në kuadër të operacionit të koduar “Quick Response” autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, S. B., 30 vjeç, që dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u krye sulmi.