Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63-vjeçare.
Sipas burimeve, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë është njoftuar nga familjarët dhe ka marrë në afërsi të Restaurant Layos në rrugën e Butrintit gazetarin i cili kishte shfaqur probleme shëndetësore. Zheji ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.