Nga 1 gushti 2027, Shqipëria do të ketë një sistem më të fuqishëm kontrolli ndaj bizneseve që prodhojnë, importojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore në vend, duke rritur ndjeshëm sigurinë ushqimore, si një kusht edhe për integrimin në Bashkimin Europian.
Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik për “Kontrollet zyrtare” parashikon krijimin e 3 institucioneve të reja që do të jenë përgjegjëse për këtë proces. Konkretisht Institucioni Përgjegjës për Kryerjen e Kontrollit Zyrtar (IPKZ); Institucioni Përgjegjës për Kryerjen e Aktiviteteve të Tjera (IPAT); Institucioni Përgjegjës për Kryerjen e Kontrollit Zyrtar në pikat e Kontrollit Kufitar (IPKPKK).
Projektligji i ri ligji i ri përcakton gjithashtu masa administrative të “kripura” ndaj abuzimeve që mund të bëhen nga subjektet. Konkretisht gjobat variojnë nga 100-300 mijë lekë, në rastet kur nuk siguron akses në pajisje, mjete transporti, mjedise dhe vende të tjera nën kontrollin e operatorit të biznesit, sisteme kompjuterike, kafshë dhe mallra, dokumente dhe informacione të tjera relevante.Si dhe ato maksimale 1- 2 milionë lekë, në rastet kur subjekti kryen aktivitetin në njësi të paregjistruar ose të pamiratuar.
Gazetari i njohur Granit Sokolaj përmes një komunikimi publik ka ngritur dyshime se në vitin e ndërmjetëm të 2026, siguria ushqimore do të jepet me koncesion privatëve, më konkretisht grupit Devolli.