Paratë e drogës u pastruan në resorte, Raiffeisen Bank nën hetim nga SPAK, lidhja me presidentin e klubit të ‘Erzenit’, anëtar i grupit

spot_img
Advertisements

nga Arsen Rusta

Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, z. Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave.

Deklarata e Dumanit (2024):

“Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare që të integronte të ardhurat në sektorin bankar, përmes shtresëzimit të transfertave që do të kalonin nëpërmjet këtij biznesi.”

Një hetim i finalizuar pak ditë më parë me masa arresti dhe një njoftim zyrtar të SPAK për sekuestrimin e 17 tonëve kokainë dhe aseteve, mes tyre edhe “Ajman Park Resort”, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediar, rezulton se të gjitha aksionet dhe të drejtat pasurore që dispononte Fadil Balla, i janë kaluar Raiffeisen më datë 25 prill 2023. Ky transferim është bërë afro dy vite para goditjes dhe aksionit të SPAK, periudhë që përkon edhe me nisjen e hetimeve ndaj anëtarëve të grupit ku bënte pjesë Balla

Kalimi i aksioneve është kryer pasi Balla kishte marrë një kredi në Raiffeisen Bank dhe si garanci për shlyerjen e saj kishte lënë aksionet e tij në masën 100% të “Ajman Park”.

Kjo pasuri, që nga data 14 gusht, ka kaluar në administrimin e shtetit si pronë e sekuestruar, ndërsa banka që kishte dhënë kredinë është njoftuar për këtë veprim.

Latest articles

Related articles