Hapet Programi i Strehimit Social, 4 kategoritë që mund të përftojnë

spot_img
Advertisements

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë publik dokumentin e programit të strehimit social, duke detajuar kriteret për të ndihmuar shtresat më të cenueshme të shoqërisë.

Kriteret e përfitimit janë ndarë në katër grupe kryesore.

Prioritet u jepet familjeve që nuk kanë një banesë në pronësi, jetojnë në banesa në rrezik shembjeje ose të mbipopulluara, ose rrezikojnë të mbeten të pastrehë nga fatkeqësitë natyrore ose vendimet gjyqësore. Përfitojnë gjithashtu individët që humbasin banesën si pasojë e zhvendosjes apo prishjes për shkak të investimeve publike.

Përparësi kanë familjet njëprindërore me fëmijë, përfshirë vajzat nëna, të moshuarit pa kujdes institucional, familjet me më shumë se katër fëmijë dhe çiftet me moshë të kombinuar deri në 60 vjeç.

Këtu përfshihen një gamë e gjerë e grupeve të shoqërisë duke filluar qw nga individët dhe familjet, ku pwrfshihen persona me aftësi të kufizuara, jetimët, familjet e pastreha pas lirimit të banesave, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit.

Sa i përket profesionistëve përfitojnë familjet e punonjësve të policisë, reparteve të ndërhyrjes së shpejtë, RENEA-s dhe shërbimit zjarrfikës të rënë në detyrë.

Përfitues janë edhe grupet në nevojë ku pwrfshihen viktimat e dhunës në familje dhe të trafikimit, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe të miturit në konflikt me ligjin.

Përfituesit përcaktohen gjithashtu bazuar në grupet e të ardhurave të specifikuara nga ligji.

Ky program synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për ata që kanë më shumë nevojë, duke garantuar se strehimi social do të arrijë tek individët dhe familjet që i plotësojnë këto kritere të detajuara.

spot_img

Latest articles

Related articles